U dërgua në Greqi për kurim, humb jetën nga Covid 10-vjeçari nga Elbasani

Shqipëria

U dërgua në Greqi për kurim, humb jetën nga Covid 10-vjeçari nga Elbasani

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

Një fëmijë 10-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Fëmija ishte dërguar në Greqi ku po merrte trajtim për sëmundjen, por nuk ka arritur t’i mbijetojë virusit të rrezikshëm.

Fëmija i mitur kishte sëmundje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore.

Vogëlushi është identifikuar me inicialet J.J. dhe ka humbur jetën në një spital në Athinë, raporton "Fax News". 

Ky rast vërteton sërish që Covidi nuk kursen as fëmijët, që mendohet të kenë imunitet më të fortë. 10-vjecari është fëmija i dytë shqiptar që humb jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa disa kohë më parë, ndërroi jetë edhe një foshnje 16-muajshe në pediatri në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat