Abuzoi seksualisht për dy vjet me 10-vjeçaren, Gjykata jep vendimin për 57 vjeçarin

Shqipëria

Abuzoi seksualisht për dy vjet me 10-vjeçaren, Gjykata jep vendimin për 57 vjeçarin

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Ajet Dume

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 57-vjeçarin Ajet Dume, i cili abuzoi seksualisht për dy vite me 10-vjeçaren nga Kuçova.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në pronësi të 57-vjeçarit, të cilat ndodheshin në të njëjtin banesë. E mitura e identifikuar me inicialet A.D., ka denoncuar burrin dhe është nga prindërit tek një psikologe, ku ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.

Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare si dhe vizitës mjeko-ligjore, është vërtetuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, policia e Beratit vuri në pranga 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat