Vijimi i protestave/ Rama: Do djegin e do shkatërrojnë? Ta harrojnë!

Shqipëria

Vijimi i protestave/ Rama: Do djegin e do shkatërrojnë? Ta harrojnë!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Edi Rama

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama u përgjigjet edhe një herë protestuesve që, pas dorëheqjes së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Përgjigja e Ramës është e prerë: “Ta harrojnë“.

Sipas kreut të qeverisë, “gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve!“.

Ndërsa më tej kryeministri shton se: “Pushteti merret me votë, jo me djegje”.

Edi Rama në Twitter: Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat