Miratohet opinioni final i “Venecias”, nuk aprovohet asnjë kërkesë e Metës, Komisioni kritikon djegien e mandateve

Shqipëria

Miratohet opinioni final i “Venecias”, nuk aprovohet asnjë kërkesë e Metës, Komisioni kritikon djegien e mandateve

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Ilustrim

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. Ky opinion i Venecias vjen pas kërkesës së çuar nga Presidenti . Në këtë dokument final mësohet se nuk është miratuar asnjë ndryshim i kërkuar nga Presidenti Meta.

Sipas raportit final ndryshimet janë ne përputhje me standardet më të mira në zgjedhje sipas përcaktimeve në kodin e praktikave të mira në zgjedhje. Komisioni kritikon veprimet e djegies së mandatave nga opozita jashtëparlamentare si akt kundër trashëgimisë elektorale evropiane dhe nuk mund të jetë sot kritikuese kur e la procesin institucional ne rrugë

Në raport theksohet gjithashtu se Kuvendi është legjitim përsa kohë ka gjithë kuorume e nevojshme për çdo vendimmarrje.

Ekspertët e Venecias kanë cekur edhe çështjen shumë të debatuar të koalicioneve. Ata janë shprehur se koalicionet sipas ndryshimeve ligjore janë në rregull me standardet. Komisioni i Venecias nuk ka analizuar procedurën parlamentare dhe nuk ka thotë se ka një standard sa zgjat një procedurë e tillë për ndryshime kushtetuese. Kuvendi ka sqaruar respektimin e procedurave dhe afateve në kushtetutë e rregulloren e tij si dhe konsultimin publik.

Komisioni i Venecias, në rekomandimet e bëra thekson nevojën e gjithë palëve të kontribuojnë për organizimin e zgjedhjeve e 25 prill 2021, dhe ndryshimet ligjore rekomandohet pas zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat