Vijojnë edhe sot protestat në Tiranë e gjithë Shqipërinë/ Ja 3 kërkesat

Shqipëria

Vijojnë edhe sot protestat në Tiranë e gjithë Shqipërinë/ Ja 3 kërkesat

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:09
Protesta

Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, dhunës policore dhe dhjetërave të shoqëruarve dhe arrestuarve, protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha do të vijojnë edhe sot në disa zona  të Tiranës.

Vijimi i protestave/ Rama: Do djegin e do shkatërrojnë? Ta harrojnë!

Nën moton #EdheUnëJamKlodiani organizatorët shprehen se përveç Tiranës do të ketë protesta edhe në sheshet e tjera të qyteteve të vendit.

Kërkesat e protestuesve janë:

Largimin e Ardi Veliut

Ndalimin e dhunës policore

Reformim të Policisë së Shtetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat