Rama: Harrojeni dorëheqjen e Drejtorit të Policisë – pushteti s’merret me djegie

Shqipëria

Rama: Harrojeni dorëheqjen e Drejtorit të Policisë – pushteti s’merret me djegie

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se ky ata që po kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu duhet ta harrojnë këtë.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, është shprehur Rama.

Ai ka thënë se Policia e Shtetit as do merret dot peng.

“… as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!”.

“Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë”.

Ky reagim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditë më parë në Tiranë ku u vra nga një polic, 25 vjeçari Klodian Rasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat