Buxheti 2021/ Panariti: Ja arsyet që e detyruan presidentin ta rikthente në Kuvend

Shqipëria

Buxheti 2021/ Panariti: Ja arsyet që e detyruan presidentin ta rikthente në Kuvend

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Edmond Panariti

Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti, në një dalje për mediat, renditi disa nga arsyet kryesore qëdetyruan Presidentin e Republikës të kthejë për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Sipas Panaritit, arsyeja madhore e marrjes së këtij vendimi është fakti që në këtë projektligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj.

Gjithashtu, kthimi i këtij ligji është bërë edhe për faktin se në të nuk parashikohen programe për të mbështetur bizneset apo papunësinë.

“Dua të ndaj me ju arsyet që detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim këtë ligj. Arsyeja më madhore është fakti që ky pr.ligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë dhe pasojat e saj. Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim. Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit”, u shpreh Panariti ndër të tjera Panariti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat