Protestat dhe situata politike, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së

Shqipëria

Protestat dhe situata politike, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Lulzim Basha

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë. Pikërisht në 30-vjetorin e krijimit të kësaj partie, Basha ka thirrur mbledhjen e kësaj strukture të lartë, por qëllimi nuk lidhet me këtë përvjetor, por për të diskutuar mbi situatën aktuale politike.

Sipas njoftimeve, Kryesia e PD-së do të mbahet në ora 14:00, e në fokus do të jetë edhe agjenda politike e demokratëve, tashmë që edhe Komisioni i Venecias ka dhënë dhe një mendim final mbi raportin pretendimet e ngritura mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Në fokus do të jenë edhe protestat e nisura dy ditët e fundit për vrasjen për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ndërsa kishte thyer orën policore.

Ngjarja e rëndë solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa protestat kanë përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje të fortë me policinë. Sakaq, protestuesit duken të vendosur në kauzën e tyre, pasi kanë njoftuar sot një tjetër protestë, ku tashmë kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Opozita i ka mbështetur këto protesta dhe se për këtë ngjarje ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat