“Jam kundër vrasjes së paralajmëruar të fëmijës tim”, regjisori flet për protestat: Më ka drejtuar kallashnikovin...

Shqipëria

“Jam kundër vrasjes së paralajmëruar të fëmijës tim”, regjisori flet për protestat: Më ka drejtuar kallashnikovin...

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Robert Budina

Regjisori i njohur, Robert Budina, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për ditën e dytë të protestës së bërë për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie.

Budina ishte pjesë e protestës dhe para mediave doli e foli me lot në sy. Sot gjatë emisionit, ai u shpreh se lotët e djeshëm kishin një ngarkesë 3-vjeçare, duke kujtuar protestat e bëra për teatrin.

“Lotët e mi kishin një ngarkesë 3-vjeçare. U munduam që për teatrin të protestonim me kulturë dhe me fjalë, por fatkeqësisht nuk ia arritëm kësaj dite. U desh që të vdiste një njeri që ta kuptonim se si protestohet. Unë nuk po protestoj vetëm për Klodin Rashën, jam kundër vrasjes së paralajmëruar të fëmijës tim. Është vrasja e një shoqërie të tërë”, tha Budina.

Sipas regjisorit nuk duhet të përdorur uji kundër protestuesve dhe se policia është politike.

“Atë ujë që duhet ta përdorësh për të fikur zjarr kur i bie fatkeqësia tjetrit, e përdor për protestuesit. Unë kam provuar në kurrizin tim dhunën në teatër dhe kur më drejtuan kallashnikovin. Polici politike, e kam vënë re në teatër urrejtjen që kanë për protestuesit. Edhe dje desh më hedhën spraj”, tha regjisori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat