“Deri të dielën do të digjet Tirana”, Zhaku reagon për deklaratën e Stresit: Është si shpirt

Shqipëria

“Deri të dielën do të digjet Tirana”, Zhaku reagon për deklaratën e Stresit: Është si shpirt

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Stresi dhe Inida Kreuz

Një ditë më parë reperi, Stresi, kërcënoi Ardi Veliun, se nëse nuk jepte dorëheqjen deri ditën e diel do të digjej Tirana. Madje ai nuk e la me kaq, pasi shkruante se do të  shkonte në Surrel nëse donin.

Këtë kërcënim që ka bërë në profilin e tij në “Instagram”, Stresi vendosi ta fshinte. E pikërisht kjo deklaratë e tij që bëri menjëherë bujë, u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Në një lidhje “Skype” nga Gjermania, ishte Inida Kreuz, e njohur nga të gjithë si Zhaku. Ajo u shpreh se “Stresi është si shpirt”

“Stresi është si shpirt. Edhe unë kam bërë një deklaratë të fortë. A do të thotë se unë jam kriminele? E gjithë kjo është në shenjë revolte.  Ata fëmijë që i ka marrë policia janë të lindur në tranzicion, dhe pa të ardhura”, tha Zhaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat