Nga Elisa Spiropali te Taulant Balla/ Ja emrat që mund të zëvendësojnë Lleshajn

Shqipëria

Nga Elisa Spiropali te Taulant Balla/ Ja emrat që mund të zëvendësojnë Lleshajn

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Sandër Lleshaj

Lëvizje brenda qeverisë pas dorëheqjes së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Për këtë arsye, pak më parë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në fokus të bisedës Rama-Ruçi janë konsultimet për ministrin e ri të Brendshëm, ku disa emra janë hedhur në tavolinë.

Në një lidhje direkte për Ora News, gazetarja Fjorela Beleshi është shprehur se, nga burime bëhet me dije se janë disa emra që lakohen si zëvendësues të Lleshajt në krye të dikasterit të punëve të brendshme.

“Janë disa emra që lakohen, si nga ana e mazhorancës, si edhe nëpër dikastere apo nga kryeministria anëtarë të kabinetit të zotit Rama për të zëvendësuar Sandër Lleshajn. Nuk dihet nëse zv/ministrat, Romina Kuka, një prej emrave më të lakuar për të zëvendësuar Sandër Lleshajn deri më 25 prill. Zotit Rama nuk do ti duhet të kalojë nga presidenti Meta për të marrë një dekret për zonjën Kuko apo zoti Rama do t’ia besojë këtë post njërit prej deputetëve të tij.

Kujtojmë që është numri dy i PS, Taulant Balla një tjetër emër i lakuar. Edhe më parë kur u pretendua se zoti Lleshaj ka dhënë dorëheqjen pas disa debateve me kryeministrin Rama por nuk u pranua nga ky i fundit.
Janë edhe emra të tjerë si Mimi Kodheli apo Ulsi Manja.

Kujtojmë se një tjetër emër i lakuar ka të bëjë me ministren e shtetit, Elisa Spiropali. Por së fundmi po flitet edhe për emra të tjerë që punojnë në kryeministri“, shprehet gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.

Por nuk përjashtohet mundësia që, deri më 25 prill, të jetë vetë kryeministri Edi Rama ministri i brendshëm në detyrë, ashtu siç ka bërë edhe me ministrin e jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat