“Ministri i brendshëm mish për top nga Rama për të…/ Basha fjalim për themelimin e PD

Shqipëria

“Ministri i brendshëm mish për top nga Rama për të…/ Basha fjalim për themelimin e PD

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pas shtatë vitesh dështime të qeverisë, shqiptarët meritojnë ndryshimin.

Në fjalën përshëndetëse për themelimin e PD-së, Basha u ndal edhe tek vrasja e 25 vjeçarit, Klodian Rasha, duke nënvizuar se vrasja ishte pasojë e arrogancës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.

Basha thotë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte mish për top për të shpëtuar Ramën.

“Vetëm 3 ditë më pas, kur e pa që qytetarët u hodhën në revolte sepse nuk i gëlltisin dot gënjeshtrat e tij, nuk mundt të pranojnë as krimin dhe as cinizmin dhe pandjeshmërinë me jetën e një të riu, atëherë ai u detyrua ta bejë ministrin e Brendshëm mish për top për të shpëtuar veten”, thekson Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat