Vrasja e Klodian Rasha, Çipa: Mungesë transparence në komunikimet e policisë, informacionet janë të pasakta

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rasha, Çipa: Mungesë transparence në komunikimet e policisë, informacionet janë të pasakta

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Aleksandër Çipa

Kryetari i Unionit të Gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa, në një intervistë për RTV ORA u shpreh se komunikatat e policisë për vrasjen e 25 vjeçarit janë të pasakta në përcjelljen e informacionit dhe aq më tepër të transparencës

Aleksandër Çipa: Ka diçka që nuk po merr shpjegim institucional në debatin që bëhet për vrasjen e 25 vjeçarit. Ka një mungesë së transparencës së policisë së shtetit në raport me rrethanat paraprirëse të vrasjes të  25 vjeçar dhe me momentin e ekzekutimit të tij. Janë ende të pashpjeguara institucionet dhe segmentet e linjës së policisë se shtetit për këtë gjë. Komunikatat kanë qenë dubluese të njëra tjetrës, të pasakta në përcjelljen e informacionit dhe aq më tepër të transparencës.

Ai tha se policia duhet t’i përgjigjet pohimeve nga gazetarët që kanë raportuar se ekzistojnë fotot të papublikuara  të cilat tregojnë ekzistencën e plagëve, mbi trupin  e 25 vjeçarit.

Aleksandër Çipa: Unë dua të respektoj kurajën dhe guximin e kolegëve të mi të raporteve të kronikës që kanë ekspozuar dhe kanë artikuluar në informacionin e tyre elemente të tilla si ekzistencën e plagëve, mbi trupin  e 25 vjeçarit dhe ekzistencën e fotografive të papublikuara. Policia e shtetit. Ndaj pohimeve të tilla të cilat janë zyrtare nga mediume tradicionale serioze të vendit duhet t’u japë përgjigje sepse në këtë pikëpamje kemi mosrespektim të së drejtës për informim dhe kjo është shkelje ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat