Stresi kërcënon Drejtorin e Policisë: Ik më mirë vet, se do të vijmë deri në Vlorë

Shqipëria

Stresi kërcënon Drejtorin e Policisë: Ik më mirë vet, se do të vijmë deri në Vlorë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:42
Pamje nga protesta

Stresi edhe pse është në kërkim nga Policia, vazhdon të bëjë thirrje për protestë.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici në Tiranë, ka ngjallur reagime të shumta.

Madje, tash e tre ditë janë duke vazhduar protestat rrugëve të Tiranës, të cilat në disa raste kanë eskaluar.

Pjesë e kësaj proteste tash e sa ditë janë bërë edhe disa fytyra publike, përfshirë edhe reperin Stresi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim të Policisë, por pavarësisht kësaj nuk i ka ndaluar thirrjet për protestë.

Me anë të një videoje të fundit të postuar në Instagram, Stresi ka kërcënuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Cohu shqiptare se per kete cudia me e madhe 3 dit zgjat … I bej thirrje kupoles mafioze Ardi veliu ik me mire vet ??? Se do te vim deri ne vlore o ndyrsire , Reformo policin !!!”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat