BE: Ballkani Perëndimor do të marrë falas vaksinën anti-COVID për mjekët dhe grupet e rrezikuara

Shqipëria

BE: Ballkani Perëndimor do të marrë falas vaksinën anti-COVID për mjekët dhe grupet e rrezikuara

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE do të japë vaksinat e COVID falas për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe të gjitha grupet e rrezikuara për vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, me anë të një postimi në twitter.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh se ajo çfarë ka rëndësi në këto moment është vaksinimi i cili shpëton jetë duke u bërë thirrje autoriteteve në të gjitha vendet të bëhet gati për procesin e vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi gjithashtu se BE do të japë vaksinat e kundër Covid-19 falas për grupet e rrezikuara.

“Ne kujdesemi për fqinjët tanë, BE-ja do të koordinojë procesin e dhënies së vaksinave edhe në Ballkanin Perëndimor për të mbrojtur së pari punonjësit e sektorit shëndetësor,” – u shpreh ajo.

Von der Leyen nënvizoi se Bashkimi Evropian duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të barnave pritet që vaksina e Pfizer Biontech të miratohet në fund të vitit, e parashikuar me 29 Dhjetor ndërsa vaksina e kompanisë Moderna në 12 janar.

Ndërkohë kancelarja Merkel, vendi i së cilës ka mbajtur presidencën e BE, gjashtë muajt e fundit u shpreh se vaksinat duhet të mbërrijnë në të njëjtën kohë në secilin shtet anëtar të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat