“Dhuna nuk mund të jetë zgjidhja”- Ambasadori gjerman në Tiranë: Protestat paqësore legjitimohen si demokratike

Shqipëria

“Dhuna nuk mund të jetë zgjidhja”- Ambasadori gjerman në Tiranë: Protestat paqësore legjitimohen si demokratike

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:26
Peter Zingraf

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka reaguar pas protestave të dy ditëve më parë, e cila ka vijuar edhe sot për vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

Teksa shprehet se vdekja e Rashës duhet zbardhur plotësisht, Zingraf thekson se ngjarjet e ditëve të fundit janë shqetësuese.

“Dhuna nuk mund të jetë zgjidhja”- deklaron Ambasadori, i cili thotë se vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike, ndërsa i ka bërë thirrje palëve që të heqin dorë nga dhuna.

Postimi i plotë:

Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.

Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat