Historia e trishtë e 50-vjeçares të sëmurë që jeton në shtëpi të shkatërruar, pa drita

Shqipëria

Historia e trishtë e 50-vjeçares të sëmurë që jeton në shtëpi të shkatërruar, pa drita

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:27

Emisioni “BOOM” në Rtv Ora në rubrikën “Shqipëria pa filtra” të kësaj të premteje solli historinë e 50-vjeçares  Afërdita Strora në Berat.

Ajo jeton në një shtëpi gati të shkatërruar dhe goditjen e fundit ja dha tërmeti i një viti më parë.

Pa dritare, me shiun që pikon nga çatia dhe pa e drita, gruaja thotë se netët janë të papërballueshme.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 e bëri plotësisht të pabanueshmë shtëpinë e saj.

“Kam bërë kërkesë në çdo vend, asnjë nuk është përgjigjur. E sëmurë jam, me një përkrarje 18 mijë lekë. Drita nuk kam se nuk kam me çfarë ti paguaj. Mbulohem me qese, se pikon shtëpia. Nuk kam ku të shkoj. Ju lutem vini dorën në zemër.”

E braktisur nga bashkia Berat ajo jeton vetëm falë bujarisë së fqinjve të saj.

“E ndimojmë me ujë të ngrohtë, me ushqim, e marrim brenda kur bie shi. Ajo nuk ka njeri.Që pas tërmetit u bë keq fare. Më vjen keq për të. Prindërit i kanë vdekur shpejt, edhe dy vëllezërit i vdiqën, nuk ka njeri. Ndriçohet me çakmak se nuk ka drita.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat