I moshuari me paterica del para autobotit të policisë

Shqipëria

I moshuari me paterica del para autobotit të policisë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
I moshuari me paterica

Pas vrasjes së Klodian Rashës nga ana e policisë tre ditë më parë, sërish mbrëmjen e sotme, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë vijuar protestat e qytetarëve, ku kërkohet dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gjatë protestës së zhvilluar në një prej pikave në Tiranë, autoritetet kanë nxjerrë menjëherë në rrugë autobotin me ujë me presion.

Një i moshuar me paterica, ka rezistuar përballë sulmit me ujë edhe pse temperaturat janë të ulëta.

Ai ka dalë përpara autobotit dhe ka valvitur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë, ndërkohë që efektivët i lëshonin ujë me presion.

I moshuari më pas është ndihmuar nga disa të rinj për të mbajtur flamujt. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat