Protesta, Basha tregon çfarë bisedoi me Ambasadorët: Me 25 Prill do ta largojmë këtë qeveri

Shqipëria

Protesta, Basha tregon çfarë bisedoi me Ambasadorët: Me 25 Prill do ta largojmë këtë qeveri

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Lulzim Basha

Kreu i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se ka patur sot disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit.

Basha nënvizon se ndau me ta  thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Nga ana tjetër kryedemokrati thekson se dënoi gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve.

Basha: Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat