Precipitimi i protestës, Zekthi: Njerëzit subjekt i dhunimit nga policia

Shqipëria

Precipitimi i protestës, Zekthi: Njerëzit subjekt i dhunimit nga policia

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:36
Fitim Zekthi

Analisti Fitim Zekthi në një intervistë për RTV Ora ka treguar se protestuesit janë ende në shesh, duke qenë se kanë kuptuar  se Lleshaj nuk është i vetmi që ka përgjegjësi për situatën.
Sipas Zekthit, mazhoranca në brendësinë e saj karakterizohet nga një frymë e dhunshme, e cila është pasqyruar edhe të policia që po dhunon qytetarët.

“Vetëdija e njerëzve i bën ata të mendojnë se Lleshaj nuk ka më shumë përgjegjësi më shumë se sa të tjerët në këtë histori. Mënyra se si u soll policia, ekzekutimi gjakftohtë përpara shtëpisë i një të riu nuk mund të jetë vetëm nga Lleshi dhe njerëzit e kuptojnë këtë gjë dhe ndaj janë ende në shesh. Është e kotë që të fshihet dhe që të kërkohet diku tjetër, sepse ka në brendësi një frymë të dhunshme te mazhoranca që është perceptuar e tillë dhe që po demostrohet në këto ditë ku policia po i rreh, po përdoret në mënyrë joporpocionale gazi lotsjellës dhe uji me presion.

Unë jam, i bindur që për herë të parë në historinë e Shqipërisë në këto 30 vite, fryma që gjendet sot në polici nuk ka qenë asnjëherë në kontroll direkt më parë. Rama kur ka ardhur në pushtet në 2013, i kushtoi rëndësi një slogani të turpshëm “Ne bëjmë shtet”, sepse e konceptoi shtetin si diçka mitike dhe hyjnore që duhet të bëjë zap dhe të detyrojë njerëzit. Njerëzit janë subjekt i dhunimit dhe i bërjes zap nga policia, dhe policia është thelbi bazë që bën shtetin. Jo, policia nuk është thelbi bazë që bën shtetin, policia i mbron njerëzit nga situata kaotike, madje edhe nga korrupsioni i qeverisë”, ka thënë Zekthi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat