Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jugperëndim hera-herës me intensitet deri mesatar.  Në veri në lartësinë mbi 1000 metra reshje në formën e dëborës.

Era nga kuadrati  i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore fiton shpejtësi deri në 12m/s.

Dita e diel mot me alternime vranësirash dhe intervale me diell. Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e cila hera-herës përgjatë zonave luginore (kryesisht në veri) dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15-18m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat