Kaos, dhunë e përplasje/ Çfarë nuk u pa në ditën e tretë të protestës

Shqipëria

Kaos, dhunë e përplasje/ Çfarë nuk u pa në ditën e tretë të protestës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 07:59
Protesta

Irritimi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë edhe tre ditë nga ngjarja e rëndë, ishte po i njëjtë.

Grupe të mëdha të rinjsh të shpërndarë në zona të ndryshme të qytetet, shkaktuan vatra tensioni e përplasjesh me uniformat blu.

Menjëherë sapo nisi protesta përballë kryeministrisë, policia me autobotet e saj të ujit dhe gazin lotsjellës shpërndau turmën, duke bërë që ata të zhvendoseshin më pas drejt zonës së ish-Bllokut.

Thyerje tabelash rrugore, flakë mbeturinave dhe koshat e plehrave në mes të rrugës, ishte ky i njëjti skenar si dhe u bë në dy ditët që lamë pas.

Megjithë revoltën e qytetarëve që kësaj here kërkuan dorëheqjen e kreut të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas arritjes së “qëllimit” me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kjo gjë nuk ndodhi.

Image
Protesta
Image
Protesta
Image
Protesta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat