Mesazhi i Metës për të rinjtë: “Mos kini frikë nga ndryshimi. Mos prisni”

Shqipëria

Mesazhi i Metës për të rinjtë: “Mos kini frikë nga ndryshimi. Mos prisni”

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:00
Ilir Meta

“Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë. Mos kini frikë nga ndryshimi ” ky është mesazhi që dha presidenti Ilir Meta i pranishëm në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

“Ka një deformim të madh mes mënyrës si ne zhvillojmë politikat e arsimit me kërkesat e punësimit. Këto nuk janë adresuar për një kohë të gjatë prandaj jemi në një situatë të tillë ku e vetmja zgjidhje është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre, por për shkak të pamundësive” u shpreh Meta.

Ai i nxiti të rinjtë të mos kenë frikë nga ndryshimi por duhet të bashkohen

Mos kini frikë nga ndryshimi. Të rinjtë duhet të kenë më shumë kërkesa për ndryshime, duhet të rrisin më shumë protagonizmin dhe vetëbesimin.

“Duhet të keni parasysh se kjo klasë politike, duhet të jemi shumë të sinqertë nuk ka çfarë të ofrojë, sepse nuk ka më çfarë tu ofrojë të rinjve, sepse po të ishte ofruar do kishte ofruar me kohë. i ka pasur të gjitha mundësitë“

Nxis fuqimisht të rinjtë të marrin pjesë në politikë e të mos presin nga askush, as nga Ilir Meta që do të ndryshojë të ardhmen e tyre. Dhe të mbështesin njëri tjetrin sepse kanë sfida të përbashkëta dhe duhet të përcaktojnë disa qëllime të përbashkëta për të ardhmen e vendit dhe të ardhmen e tyre. Të rinjtë nuk duhet më të presin, por të bashkohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat