"Unë jam Klodjani”… Sot sërish në shesh ora 18:00 “Historia nuk mban mend ata që rrinë në kafe”

Shqipëria

"Unë jam Klodjani”… Sot sërish në shesh ora 18:00 “Historia nuk mban mend ata që rrinë në kafe”

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Ilustrim

Në rrjetet sociale sërish po bëhet thirrje për tiu bashkuar sërish protetës së radhës sot pasdite. Protestat kanë nisur prej 4 ditësh pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Protestuesit janë kryesish të rinj dhe një nga thirrjet e tyre është: Drejtësi për Klodianin!

Protestës do i bashkohet edhe Genc Sejko e Stresi.

“Sot në orën 18.00 unë do jem në shesh, në mbështetje të rinisë së revoltuar” shkruan Genc Sejko

“ Historia nuk mban mend ata që rrinë në kafe.”

Edhe Stresi në një postim në Instagram lajmëroi se do të jetë në shesh.  

“Tu mendu për nesër në oren 18:00 unë jam me ju nesër sapo të mblidhemime shumicë do jem aty si fantazëm ju betohem në zot që s kam asnjë lloj synimi politik, nuk më intereson askush në këto momente përveç drejtësisë. Nesër më dërgoni të gjithë infot, videot, postoblloqet  që të jemë pjesë e protestës dhe të bëhem me ju. unëjamKlodjani.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat