Aksident i rëndë në aksin Fier-Fermë, humb jetën 60-vjeçari

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Fier-Fermë, humb jetën 60-vjeçari

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është arrestuar si shkak i një aksidenti, i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Fermë në vendin e quajtur “Kalçeto”.

Sipas detajeve të para të policisë një automjet tip “Benz” ka  përplasur një motoçikletë tip “Lifan” në të cilën udhëtonte shtetasi me iniciale R.T, 60 vjeç.

Për pasojë, 60 vjeçari ka humbur jetën ndërsa drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi A.S, 26 vjeç  është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat