Shkodër, reagon policia: Është plagosur një efektiv gjatë protestës

Shqipëria

Shkodër, reagon policia: Është plagosur një efektiv gjatë protestës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Blutë e Shkodrës kanë reaguar pas protestës së zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në këtë qytet.

Sipas policisë për shkak të dhunës së përdorur nga protestuesit gjatë këtij tubimi, si pasojë e hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë është plagosur një efektiv i policisë.

Gjithashtu policia bën me dije se pjesëmarrësit në tubim kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

“Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugen Willson.

Pjesmarrësit në tubim  kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, shkruan policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat