Grabiten disa banesa në Peqin, disa persona marrin një makinë, vegla pune dhe gjela deti

Shqipëria

Grabiten disa banesa në Peqin, disa persona marrin një makinë, vegla pune dhe gjela deti

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një grabitje ka ndodhur gjatë orëve të natës së djeshme në fshatin Çelhakaj në Peqin. Burime bëjnë me dije për ABC se disa persona kanë marrë nga shtëpitë e banorëve një automjet tip Benz, vegla pune dhe rreth 150 krerë gjela deti.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se vlera e tyre shkon deri në 1.5 milion lekë të reja.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat