“Po helmohet me gaz Tirana”- PD reagon për protestën: Dhuna pa shkak ndaj të rinjve duhet të ndalet

Shqipëria

“Po helmohet me gaz Tirana”- PD reagon për protestën: Dhuna pa shkak ndaj të rinjve duhet të ndalet

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimet dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Sipas PD-së,  po helmohet Tirana me gaz lotsjellës dhe pa shkaqe të pranueshëm.

“Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.

Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.

Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm.

Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat