“Ne jemi Klodiani” Protestat kalojnë kufijtë, me dhjetra shqiptarë në rrugët e Romës

Shqipëria

“Ne jemi Klodiani” Protestat kalojnë kufijtë, me dhjetra shqiptarë në rrugët e Romës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Protesta në Romë

Rreth 30 të rinj shqiptarë kanë protestuar mesditën e sotme në Ambasadën shqiptare në Romë në kërkim të drejtësisë ndaj vrasjses tre ditë më parë të të riut shqiptar Klodian Rasha 25 vjeç, nga një patrullë policie në Tiranë.

Me flamurin shqiptar ndër duar e me thirrjet “Ne jemi Klodiani”, “S’dua të kem frikë nga policia” ata kanë protestuar për disa minuta në rrugët e Romës por janë ndaluar nga policia italiane pasi nuk kishin marrë autorizimin për të manifestuar.

Në normativën ligjore që është në fuqi për shkak të pandemisë globale në Itali ndalohen të gjitha grumbullimet e manifestimet në lëvizje.

Mund të organizohen në heshtje e në ruajtjen e distancës sociale së bashku me mjetet shëndetësore mbrojtëse personale.

Në rrjetet sociale të rinjtë shqiptarë që protestuan sot në Romë shprehen se do të rikthehen përsëri të protestojnë në rrugë e përballë Ambasadës shqiptare në Romë sapo të marrin lejen e duhur nga autoritetet policore italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat