Media italiane: Tiranë në revoltë, Basha: ‘Policia brutale, qeveria e mbushur me urrejtje’

Shqipëria

Media italiane: Tiranë në revoltë, Basha: ‘Policia brutale, qeveria e mbushur me urrejtje’

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Pamje nga protesta

Media italiane po i jep një jehonë të gjerë protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga Policia, që ka hyrë në ditën e tretë, duke marrë përmasa kombëtare.

Me titullin: Tirana në revoltë, Basha: ‘Policia brutale, qeveria e mbushur me urrejtje”, faqja notiziepolitiche.net, shkruan.

‘Nuk ndalen aktet e dhunës në Shqipëri pas vrasjes nga policia të një 25 vjeçari të quajtur Klodian Rasha, i cili kishte shkelur shtetërrethimin e vendosur nga qeveria me qëllim për të ndaluar epideminë Covid-19.

Qindra persona po manifestojnë në rrugët e Tiranës që tashmë është kthyer në një fushë beteje, ku përplasjet me policinë janë bërë shumë të ashpra, me gurë dhe sende të tjera që hidhen nga njëra palë dhe gazlotësjellës nga pala tjetër.

Ndërkohë që qindra persona manifestojnë pallati i qeverisë është blinduar me forca të shumta policie, ndërsa protestuesit akuzojnë kryeministrin Rama për korrupsion dhe që nuk ishte i aftë të përballonte situatën e pandemisë.

Në fakt pandemia ka pasur një ndikim të ashpër në vend, si nga ana shëndetësore duke shtyrë qeverinë të fshihte numrat e të vdekurve, si nga ana ekonomike dhe sociale, një krizë në cilën qeveria nuk ka qenë në gjendje të reagonte me efikasitet.

Lulzim Basha, lider i Partisë Demokratike, formacionit të parë të opozitës, ka akuzuar në një postim më twitter qeverinë Rama se është frymëzuese e urrejtjes kundër protestuesve dhe ka shtyrë policinë të përdorë forma brutale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat