“Na panë 10 veta bashkë e na lëshuan gazin”- Regjisori Edmond Budina: Do jem në protestë derisa këta të japin dorëheqjen

Shqipëria

“Na panë 10 veta bashkë e na lëshuan gazin”- Regjisori Edmond Budina: Do jem në protestë derisa këta të japin dorëheqjen

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:59
Edmond Budina

Regjisori Edmond Budina ka marrë pjesë në protestën e katërt që bëhet për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie.

Në një prononcim për mediat, Budina u shpreh se edhe në drejtim të tyre, pra grupit të teatrit që ishte në protestë, u hodh gaz lotsjellës.

Sipas Budinës, dhuna është e vetmja gjë që di pushtetit sot, pasi theksoi se për Teatrin u protestua tre vjet me dashuri dhe kulturë, por në përfundim u prish ndërsa njerëzit ishin brenda. Po ashtu regjisori tha se policat civilë janë ata që e kanë bërë dhunën dhe sipas tij janë të droguar.

Më tej ai ka konfirmuar se do të jetë në çdo protestë që do të zhvillohet në vend deri në largimin e kësaj qeverie, ndërsa i ka bërë thirrje prindërve të të miturve që kanë dalë në protestë që të lënë fëmijët në shtëpi dhe ta dalin vetë në rrugë.

Budina: Të rinjtë kanë strategjinë e tyre. Ne ishim grupi i Teatrit. Ishim duke ndenjur mirë e bukur, ata vetëm se na panë 10 veta bashkë na lëshuan gazin.

Tre vjet kemi që protestojmë në mënyrë paqësore dhe e prishi teatrin me njerëzit brenda. Tre vjet e treguam më së miri me dashuri dhe kulturë dhe ata vetëm dhunën dinë.

Ne protestojmë për demokracinë. Ajo është një dhunë policore. Dhuna prodhon dhunë. Pse nuk bën provën e drogës kryeministri të tregojnë që nuk është i droguar, meqë ai dhe ministrat e tij i quajti këta të rinj të droguar.

Unë jam gjithmonë në protestë, derisa të vendoset drejtësia dhe derisa këta të japin dorëheqjen. Unë do jem me qytetarët e Tiranës. Edhe policat civilë janë të droguar dhe dhunën e kanë bërë atë vetë ata.

Unë nuk jam që fëmijët të dalin në rrugë. Prindërit duhet të bashkohen më fëmijët e tyre, ose ti lënë ata në shtëpi dhe të dalin të protestojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat