Shkolla, kopshte, farmaci dhe polici, zbulohen rastet e reja me covid-19 në Berat

Shqipëria

Shkolla, kopshte, farmaci dhe polici, zbulohen rastet e reja me covid-19 në Berat

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Në Berat ditën e sotme janë regjistruar disa raste me koronavirus në shumë institucione, shkolla, kopshte, farmaci dhe polici.

Covid-19 rastet e zbardhura për qytetin e Beratit janë si më poshtë:

-1 mësuese në shkollën profesionale “Kristo Isak”.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Xhemal Çekini” në Uznovë.

-2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.

-1 infermiere shkolle.

-1 edukatore në çerdhen nr.1.

-1 infermiere në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat.

-1 polic në DPV Berat.

-1 punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore.

-1 restaurator në Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës.

-1 farmaciste në farmaci bujqësore.

-1 ekonomiste.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat