Mbyllet paqësisht në Durrës, protestuesit përqafojnë dhe u japin dorën policëve

Shqipëria

Mbyllet paqësisht në Durrës, protestuesit përqafojnë dhe u japin dorën policëve

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Pamje nga protesta

Mbyllet paqësisht protesta për vrasjen e Klodjan Rashës në Durrës, e cila ka zgjatur më pak se në rrethet e tjera.

Një situatë krejt ndryshe nga çfarë kemi parë gjatë protestave në Tiranë dhe qarqe të tjera të vendit, na është shfaqur sot në Durrës.

Të rinjtë, të cilët kanë dalë në shenjë proteste për vrasjen e Klodjan Rashës, pas rreth një ore protestë paqësore, kanë përqafuar policët dhe u kanë dhënë atyre dorën, duke bërë kështu “paqe” me to.

Nga ana tjetër në Tiranë, në ditën e katër të protestës, protestuesit kanë vijuar të thyejnë sinjalistika rrugore dhe janë nisur në drejtim të drejtorisë së policisë Tiranë, ndërsa kanë vijuar thirrjet për largimin e Ardi Veliut, si dhe u kanë kërkuar policsëve që të heqin kapelet.

Kurse të rinjtë në Durrës, si duket nuk kanë përfshirë të gjithë policinë si të përfshirë në këtë ngjarje, të rëndë, ku natën e 8 dhjetorit, 25 vjeçari Rasha është qëlluar nga një polic, pasi ky i fundit e ka ndjekur sepse kishte shkelur orën policore.

Nisur nga kjo video ndoshta mund të themi se Durrësi është bërë shembull sot për mënyrën se si ka protestuar. Kjo më shumë i ngjan një marshimi, sepse nuk ka pasur dhunë dhe as përplasje me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat