40 të shoqëruar, kapen me dhunë të rinjtë në mes të Tiranës dhe futen nëpër furgona

Shqipëria

40 të shoqëruar, kapen me dhunë të rinjtë në mes të Tiranës dhe futen nëpër furgona

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:57
Pamje nga protesta

Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri më tani nga policia 40 persona.

Mësohet se të rinjtë janë shoqëruar me dhunë dhe janë futur nëpër furgona, megjithëse ende nuk bëhet e ditur se si evidentohen personat që arrestohen.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë shifër zyrtare nëse ka ndonjë protestues të lënduar, por ama ka bërë me dije se tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1.

Mësohet se efektivi është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat