Ekskavatori bie në kontakt me rrymën, drejtuesi i mjetit gjen vdekjen e menjëhershme

Shqipëria

Ekskavatori bie në kontakt me rrymën, drejtuesi i mjetit gjen vdekjen e menjëhershme

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 11:27
Foto Ilustrim

Një mjet i rëndë që punonte në rrugën pranë fshatit Mursi, në Bashkinë e Konsipolit ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë, ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit Pandeli Anagnosti, 55-vjec. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. Ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupin, duke mos ndërhyrë dot me shpejtësi për shkak të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi  shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat