“Ça bëni kështu mo”, policia shoqëron me dhunë një të ri te Medreseja

Shqipëria

“Ça bëni kështu mo”, policia shoqëron me dhunë një të ri te Medreseja

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Tiranë

Një rast i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.

Disa efektivë policie janë përpjekur të shoqërojnë një të ri te zona e tregut te Medreseja. Pasi kanë hasur rezistencën e tij, efektivët kanë ushtruar edhe dhunë ndaj të riut.

Në pamje shihen teksa i mbyllin gojën dhe hundën me forcë, si dhe përpiqen t’i ulin kokën për ta futur në makinë.

E gjithë kjo skemë është bërë në sy të qytetarëve, të cilët kanë shpërthyer të revoltuar ndaj policëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat