Revista “Flight International” raport për “Forcat Ajrore në Botë, 2021”, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria

Revista “Flight International” raport për “Forcat Ajrore në Botë, 2021”, ja ku renditet Shqipëria

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Revista prestigjioze britanike “Flight International” ka publikuar guidën për Forcat Ajrore në botë për vitin 2021

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet që po investon pak në përmirësimin e flotës ajrore ushtarake.

Revista prestigjioze britanike “Flight International” ka publikuar guidën për Forcat Ajrore në botë për vitin 2021.

Për Shqipërinë vihet re se në raport me vitin 2018, ka një rënie të numrit të mjeteve aktive me funksion ushtarak, ndërsa mbetet i njëjtë arsenali për qëllime trajnimi, kryesisht helikopterët e tipit Bell 206, dhe helikopterët e mesëm e të rëndë më të prirur për misione luftarake.

Nga vendet fqinje, Mali i Zi numëron vetëm 10 helikopterë dhe Maqedonia e Veriut 1 më shumë sesa Shqipëria.

Serbia, përveç 90 helikopterëve në funksion të Forcave të Armatosura, rendit edhe avionë luftarakë MiG, ndërkohë që Greqia e para liston një total prej afro 350 mjetesh ajrore sulmuese.

Flota ajrore globale përfshin rreth 53 mijë mjete.

25%  të bilancit të përgjithshëm e disponon SHBA-ja apo 13.200 avionë, helikopterë ushtarakë, avionë-cisternë dhe mjete për misione të posaçme, ndjekur nga Rusia në vendin e dytë me trefishin më pak dhe Kina me Indinë në vendin e tretë e të katërt.

Rajonin e Europës e kryeson Franca me 1.050 mjete, para Turqisë, ndërkohë që Gjermania, megjithëse fuqi ekonomike, numëron një total prej vetëm 400 mjetesh ajrore.

Në raportin e sivjetëm theksohet se vëmendja e forcave ajrore botërore u zhvendos thuajse tërësisht nga aktivitetet e përditshme ushtarake, duke u përqendruar më së shumti te ndihmesa për krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Covidit-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat