Dëmshpërblimi për familjen Rasha/ Gazetari: Super skandal! Rama ekzekutiv, polic, prokuror, gjykatë

Shqipëria

Dëmshpërblimi për familjen Rasha/ Gazetari: Super skandal! Rama ekzekutiv, polic, prokuror, gjykatë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Klodian Rasha, Edi Rama dhe Ylli Dylgjeri

Gazetari Ylli Dylgjeri reagon pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të dëmshpërblyer financiarisht familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i vrarë nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit.

“Pa u zbardhur proçesi hetimor, dhe pa pasur një Vendim Gjyqësor të formës së prerë, del vendimi per dëmshpërbimim e familjes së të ndjerit Klodian Rasha”, shprehet ndër të tjera Dylgjeri.

Për më tepër, me një vendim të firmosur me dorën e vet, Edi Rama e ka shpallur vrasjen policore të Klodian Rashës si “humbje jete aksidentale”.

Reagimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Super Skandal : Ja shteti privat i Ramës!

Pa u zbardhur proçesi hetimor, dhe pa pasur një Vendim Gjyqësor të formës së prerë, del vendimi për dëmshpërbimim e familjes së të ndjerit Klodian Rasha.

Kryeministri vendos me VKM Nr. 1007, datë 11. 12. 2020, duke paragjykuar një vendim gjyqësor si dhe duke shkelur hierarkine ligjore dhe kushtetueseV. endimi është i jashtëligjshëm: “humbi jetën aksidentalisht si pasojë e veprimeve policore…!!!Cili autoritete e ka vërtetuar këtë !? Aksidentalisht? Nuk kemi ende një autoritet gjyqësor të përballur me të gjitha palët në proces.

Po pse duhet ta dëmshperblejë me taksat tona?Ne s’e vramë !? Ky është një vendim i formës së prerë, ku Rama është njeherësh ekzekutiv, polici, prokurori, gjykatë, autoritet absolut, Mbreti diell.

Ja shteti privat i Ramës.

Vendimi hyn në fuqi nga dt 1 dhjetor, pa e vrarë Klodianin akoma!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat