Monika Kryemadhi pohon: Yuri Kim më kërkoi t’i largoja të rinjtë e LSI-së nga aktet vandale. S’kam pse ta bëj!!

Shqipëria

Monika Kryemadhi pohon: Yuri Kim më kërkoi t’i largoja të rinjtë e LSI-së nga aktet vandale. S’kam pse ta bëj!!

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:47
Monika Kryemadhi dhe Yuri Kim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka kërkuar që të bëjë një deklaratë për të’i bërë thirrje të rinjve të LSI-së të heqin dorë nga aktet vandal në protestë.

Por ajo u shpreh se nuk k apse të bëjë një deklaratë të tillë, pasi nuk është ajo që e ka thirrur protestën.

“Ambasadorja sipas të dhënave të saj, kishte të dhëna që paguheshin protestuesit për të dalë dhe për të dhunuar, nëse i ka le t’ja çojë drejtësisë. Le t’i çojë në prokurori nëse ka ndonjë gjë. Më kërkoi si kryetare e LSI-së që të rinjtë tanë t’i largonin nga aktet vandal.

Unë i a bëra shumë të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit, të shkatërrosh pronën publike, është të bësh Edi ramën nga kriminel në viktimë, sepse Klodian Rashën nuk e vranë muret e kryeministrisë, as policët pa maskë, e vra arroganca e qeverisë.

Unë nuk kam pse të bëj një deklaratë publike për një protestë që nuk e kam thirrur unë”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat