Gjykata vendos për 43 protestues të tjerë, mbeten në qeli vetëm 5

Shqipëria

Gjykata vendos për 43 protestues të tjerë, mbeten në qeli vetëm 5

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:44
Protesta

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë edhe për 43  protestues të tjerë të ndaluar pas protestave në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës.

Për 26 prej tyre u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, 12 do të jenë në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë 5 të tjerë do të vijojnë të qëndrojnë në qeli pasi për katër prej tyre u vendos arrest me burg me afat 10 ditor.

Dhe për 1 arrest me burg me afat 15 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat