Revoltimi i babait të Klodian për cilësimin e vdekjes si ‘aksidentale”, Rama vizitë të dytë pranë familjes Rasha

Shqipëria

Revoltimi i babait të Klodian për cilësimin e vdekjes si ‘aksidentale”, Rama vizitë të dytë pranë familjes Rasha

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shtuar sot për vizitë pranë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili një javë më parë u qëllua nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Një ditë më parë qeveria vendosi të caktojë masën e pensionit social për familjen Rasha për këtë argumentin e vendimit është shkruar se Klodian Rasha “humbi jetën aksidentalisht”.

Lidhur me këtë përcaktim të Këshillit të Ministrave, babai i Klodian Rashës ka reaguar ashpër një ditë më parë, teksa ka thënë se “kjo është vrasje për së dyti”.

“Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.

Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër”, ka thënë një ditë  më parë Qazim Rasha.

Ndërkohë që fill pas këtyre deklaratave, kreu i qeverisë ka shkuar pranë familjes së Klodian Rashës, ndërkohë që takimi është mbajtur larg vëmendjes së medias.

Burime të Panorama.al raportuan për këtë vizitë të Edi Ramës pranë familjes Rasha, ndërkohë që prej 6 ditësh në Tiranë, por dhe në qytete të ndryshme është protestuar për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat