Rama komenton protestën për vrasjen e Klodian Rashës: Ata që fshihen pas të miturve janë kriminelë! Ja kush është shqetësimi im

Shqipëria

Rama komenton protestën për vrasjen e Klodian Rashës: Ata që fshihen pas të miturve janë kriminelë! Ja kush është shqetësimi im

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:22
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Navaldo Hajdaraj. Sipas kreut të qeverisë, në këtë protestë po përdoren fëmijët, duke i krahasuar organizatorët me organizatën terroriste Boko Haram.

Rama tha se ata që fshihen pas fëmijë janë kriminale, pasi të miturit nuk janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

“Shqetësimi im është si mund të arrihet deri këtu. Boko Harami është organizatë terroriste që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit. Si mund të ndodhë kjo në Shqipëri. Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Nuk janë ata fëmijë të motivuar nga politika në qenien e tyre, apo nga ideja e një drejtësie. Ata fëmijë janë të abuzuar, janë të përdorur si mish për top.

Si mundet unë të them, që ata minorenë që vandalizma selinë e PS në Shkodër janë fajtor. Ata nuk janë as fajtorë dhe as të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

Ata që janë pas tyre janë kriminelë dhe ata që e teorizojnë nëpër televizorë nëpër debate komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët bëjnë një akt kriminal”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat