Vrasje, prostitucion dhe drogë/ Këta janë 3 të piketuarit e radhës nga OFL

Shqipëria

Vrasje, prostitucion dhe drogë/ Këta janë 3 të piketuarit e radhës nga OFL

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve.

Bëhet fjalë për A. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; H. P., banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe V. B., banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat