Vrasja e Klodian Rashës aksidentale, reagon Basha: Shprehje e dyfytyrësisë, tre ditë nuk gjeti kohë të dënonte aktin

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës aksidentale, reagon Basha: Shprehje e dyfytyrësisë, tre ditë nuk gjeti kohë të dënonte aktin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka reaguar në lidhje me cilësimin e vrasjes së Klodian Rashës si aksidentale në VKM e Këshillit të Ministrave.

Basha ka thënë se kjo është një shprehje e dyfytyrësisë.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka gjetur për tre ditë me radhë kohë për të reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit.

“Çfarë mund të komentoj për këtë, është shprehje e dyfytyrësisë, njeriut që tjetër thotë dhe tjetër bën. Tre ditë mendoi se do t’ia hidhte pa u kujtuar fare për të dhe familjen e tij. Ky që të mbin në Instagram, Facebook, televizor, ERTV për ccdo gjë, kot më kot. Merret me komentuesit. Ky që duhet të qeverisë vendin, vetëm atë nuk bën, sepse rri gjithë kohën duke u grricur me njerëzit. Ky nuk gjeti një minutë të shkruante një ngushëllim. Tre ditë me radhë nuk gjeti një minutë kohë të dënonte vrasjen, këtë ka shprehur edhe aty, ka nxjerrë fytyrën e tij të vërtetë”, ka thënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat