Prokuroria reagon mbi vrasjen e Klodian Rashës: S’ka pasur përdorim dhune ndaj tij

Shqipëria

Prokuroria reagon mbi vrasjen e Klodian Rashës: S’ka pasur përdorim dhune ndaj tij

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Viktima, Klodian Rasha

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

Në lidhje me pretendimet për konflikt fizik dhe keqtrajtim të viktimës, prokuroria thotë se nuk ka pasur përdorim dhune ndaj tij. Institucioni kërkon besim të plotë nga të gjithë qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ketë një hetim objektiv dhe të shpejtë të ngjarjes.

Sipas prokurorisë, është krijuar grupi hetimor, i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tirane, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare, Tiranë, të cilët menjeherë pas njoftimit për ngjarjen e  sipërcituar kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Nw njoftim prokuroria informon se grupi hetimor në vendin e ngjarjes si dhe në ditët në vijim kanë realizuar veprimet e para hetimore të domosdoshme dhe të nevojshme, që kanë të bëjnë me kqyrjen e vendit të ngjarjes, kqyrjen e kufomës, pyetje të shtetasve të ndryshëm, marrjen dhe ekzaminimin e pamjeve filmike, si dhe veprime qe kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit te ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga subjektet proceduriale, autori i veprës penale, viktima si dhe subjekte te tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat