Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 0,7%/ Artikujt joushqimorë, ndikim kryesor

Shqipëria

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 0,7%/ Artikujt joushqimorë, ndikim kryesor

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 0,7% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ku ndikimin kryesor e dha tregtia me pakicë e artikujve joushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2020 është rritur me 3%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019.

Volumi i shitjeve për grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, ra me 4,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Shitjet me pakicë në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, u rritën me 0,2%, ndërsa volumi i shitjeve, për grupin “artikuj joushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat