Ish-ministri Manjani: Policia duhet hetuar nëse ka tentuar të fshehë vrasjen e Klodian Rashës 

Shqipëria

Ish-ministri Manjani: Policia duhet hetuar nëse ka tentuar të fshehë vrasjen e Klodian Rashës 

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Ylli Manjani

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha nuk ka të bëjë aspak me vetëmbrojtjen. Ai theksoi se gjithë skena e ngjarjes flet për vrasje me dashje.

“E kam thënë  6 net më parë se kjo është një skenë tipike e një vrasje me dashje dhe i qëndroj kësaj rrethane të dukshme. Mbrojtje e nevojshme është kur dikush të sulmon në mënyrë të papritur. Një polic edhe mund të të vrasë nëse e sulmon pasi mbron rendin publik por mbron dhe veten”, tha z. Manjani.

Sipas tij prokuroria më në fund po merr në dorë hetimet në mënyrë të pavarur nga policia, madje ai bën thirrje për hetimin edhe të strukturave të Policisë Shtetit nëse kanë tentuar që të fshehin të vërtetën e saj ngjarje të rëndë.

“Më vjen mirë që më në fund prokuroria ka hyrë në rrugën e duhur pasi zakonisht ndodh që merr informacionet që i jep policia. Ka një dyshim shumë të madh. Kjo ishte një ngjarje e rëndë për rendin publik. Nëse Policia e Shtetit do të dilte me njoftim të menjëhershme që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, nuk do të kishte asnjë pasojë publike”, u shpreh ish-ministri.

“Nuk i kam besuar dhe nuk u besoj kurrë informacioneve të policisë. Policia është si fëmija, kur gënjen njëherë fillon mbulon renën me rrena. Prokuroria duhet të ketë oficer për informimin e publikut dhe duhet të kuptojmë që Policia është vartëse e Prokurorisë. Duhet hetuar nëse ka pasur tentativë për të fshehur të vërtetën”, tha z. Manjani.

Ish-ministri u shpreh në mbështetje të kërkesave për largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke shtuar se në drejtimin e tij policia “është në një kurs jo ligjor” ndërsa këshilloi të gjithë qytetarët që thirren për të dhënë dëshmi në polici për çfarëdolloj arsye të mos flasin pasi mund të provokohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat