“Ligjet” miratojnë Altin Binajn për Kushtetuesen, pritet të votohet nga Kuvendi këtë javë

Shqipëria

“Ligjet” miratojnë Altin Binajn për Kushtetuesen, pritet të votohet nga Kuvendi këtë javë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:46
Altin Binaj

Altin Binaj pritet të jetë anëtari i ri Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Ligjeve vendosi t’i përcjellë për votim seancës së Kuvendit emrin e Altin Binajt si kandidat për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse përfaqësuesit e mazhorancës e konsideruan ligjore procedurën e ndjekur për emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ligji përcakton se për çdo vend vakant duhet të ketë të paktën tre kandidatura alternative.

Me zgjedhjen e Binajt, Kuvendi plotëson detyrimin e tij ligjor për emërimin e tre përfaqësuesve të vetë në këtë gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat