Autorët po e ruanin, e qëlluan sapo zbriti nga makina’/ Detaje, Anton Keli kishte ardhur për festa tek e ëma

Shqipëria

Autorët po e ruanin, e qëlluan sapo zbriti nga makina’/ Detaje, Anton Keli kishte ardhur për festa tek e ëma

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Anton Keli

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e djeshme në Rrëshen e Anton Keli. 51 vjeçari, u qëllua për vdekje pasditen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar.

Keli jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët, dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma.

Ai u ekzekutua mbrëmjën e kaluar sapo zbriti nga makina, teksa eci për 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë në një market afër, mirëpo edhe pse u transportua në spital nuk shpëtoi dot.

Dyshohet se autorët po e ruanin 51-vjeçarin, ndërsa e kanë qëlluar teksa zbriste nga makina e tij për t’u futur te pallati ku jetonte.

Vrasja e djeshme

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Malaj të Rrëshenit, ku 51-vjeçari Anton Keli jetonte bashkë më të ëmën. Mësohet se ai është qëlluar me breshëri teksa ndodhej në makinën e tij. I plagosur, Keli është nisur për t’u dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia dhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit. Dyshohet se vrasje e tij ka lidhje me kalvarin e hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat