“Pse më bëni të urrej vendin tim?” Revolta e 77-vjeçarit që Bashkia e Tiranës i prishi shtëpinë

Shqipëria

“Pse më bëni të urrej vendin tim?” Revolta e 77-vjeçarit që Bashkia e Tiranës i prishi shtëpinë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
77-vjeçari

Në emisionin BOOM disa ditë më parë është trajtuar shqetësimi i banorëve të Vaqarrit në lidhje me shpronësimin e shtëpive të tyre.

Shume shtëpi dhe biznese në këtë zonë po prishen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Tiranë, pasi së shpejti pritet që të fillojë puna për ndërtimin e lagjes ku do të strehohen familjet, shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme nga tërmeti.

Të shqetësuar mbi çështjen e tyre qytetarët janë ende të paqartë se çfarë do të ndodhë me shpronësimin e banesave të tyre.

 Një nga pronarët ka treguar për Ora News se ende nuk e di nëse do të marrë lekë apo shtëpi.

Gjithashtu ai tregoi dhe situatën e tensionuar të krijuar mes tij dhe policit ku ky i fundit e kishte kërcënuar se do ta arrestonte pas asnjë arsye.

“Lekët do t’i japim më thanë, do të hapim një llogari dhe më kanë dërguar një letër. Më njoftuan se për 30 ditë do të marrësh një përgjigje, por a do marr lekët apo do marr shtëpi? Unë kam çertefikantë origjinale nga hipoteka dhe nuk kam marrë asnjë gjë. Kam një shtëpi të vjetër aty me gurë, me qerpiç, aty po jetoj.

Kryetari i Bashkisë  Tiranë i ka marrë pak me shumë rrymë këto gjëra. Ai duhet të ishte ulur me në, këmbëkryq, por zoti Veliaj ka ardhur një herë këtu dhe nuk e kemi parë më. Këtu po e shohin të gjithë se çfarë po ndodh, kjo është pronë private. Ata që vijnë 200 vetë këtu, ne jemi 7 persona. Më thotë shefi i policisë mua, duke pasur truallin tim, shtëpinë time, unë të ve hekurat ty.

Pse do më vendosësh hekurat mua? Për çfarë arsye? Në moshën 77 vjeç të urresh vendin ku ke lindur, je rritur dhe po plakesh, është krim”

 77-vjeçari shton se Erion Veliaj duhet të kishte shkuar të diskutonte me banorët e Vaqarrit dhe ti jepte një zgjidhje problemit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat